Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, do t’ia dorëzojë presidentit Hashim Thaçi peticionin “për bashkimin e qytetit të Mitrovicës” me 16 594 nënshkrime të qytetarëve. (Kuvendi i Kosovës) 
Mbahet ceremonia e mbylljes së projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja “Forcimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migracionit dhe azilit”. Marrin pjesë ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa; Riccardo Serri nga Zyra e BE-së dhe Gerrie Willems, ambasadore e Holandës. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38)
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale do të mbajë takim informues me ndërmarrjet në sektorin minerar. (MAP, ish-ndërtesa e Rilindjes)
“Demokraci Plus” organizon tryezën për të diskutuar mbi kontratat e shërbimeve të marketingut, të cilat lidhen ndërmjet institucioneve publike dhe medieve. Me këtë rast publikohet raporti “Mediat dhe tenderët – Sa kanë ndikuar fondet e Qeverisë në politikat editoriale të mediave?”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe. Vetëm pamje.  (Ndërtesa e Qeverisë)
Zv.kryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli; ministrja e Jashtme e Japonisë, Toshiko Abe; dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëjnë mbjelljen e fidanëve të qershive japoneze. (Oborri para ish-ndërtesës së Rilindjes)
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë raportin “Pulsi Publik XV”. (Zyrat e UNDP-së, rr. “Zagrebi”, Prishtinë)
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi.  (Objekti i Universitetit “Kadri Zeka”, Gjilan)

Mbahet takimi bilateral i delegacioneve zyrtare Kosovë-Japoni, të udhëhequra nga ministrat Behgjet Pacolli dhe Toshiko Abe. Vetëm pamje. (Ndërtesa e MPJ-së, Prishtinë)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Japonisë. Vetëm pamje.  (Ndërtesa e MPJ-së, Prishtinë)
Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e VV-së, Arbëri
Mbahet takimi i 162-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Prokuroria e Shtetit)
Në Shkollën Amerikane të Kosovës (ASK) lansohet projekti nga “Junior Geek” .
Ambasadori i ShBA-së, Philip S. Kosnett, do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë rasti. (ASK, te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

Lini një Përgjigje