Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e premte, 12 prill dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

KDI mban konferencën, gjatë së cilës do të publikohen rezultatet e opinionit të tetë publik lidhur me Dialogun Kosovë-Serbi. (Zyrat e KDI-së Rr. “Bajram Kelmendi” Nr.45, Prishtinë)

Kuvendi i Kosovës, mban seancën plenare ku do shqyrtohet propozim-amendamenti nr. 26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit, si dhe do shqyrtohet kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, për zgjatjen e mandatit dhe për emërimin e zëvendskryesuesit të këtij Komisioni Hetimor. (Kuvendi i Kosovës)

Ministria e Shëndetësisë organizon ceremoninë përmbyllëse të studimit të fizibilitetit për ngritjen e infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore dytësore dhe tretësore, të financuar nga Komisioni Evropian përmes kornizës për investime në Ballkanin Perëndimor. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili; shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalia Apostolova dhe ministri i Financave, Bedri Hamza. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Telekomi i Kosovës, organizon koktej në promovimin e produktit më të ri të VALA-s, VALA/TV. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, do ta bëjë vënien e gurëthemelit të Kullës Muze, në Lugishtë të Hasit. (Lugishtë, Has)

Ministria e Shëndetësisë e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Zyra në Prishtinë shënojnë të premtën Ditën Botërore të Shëndetit me temën: “Mbulimi universal shëndetësor”. (“Hotel International Prishtina & SPA”, Veternik)

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të vizitojë panairin universitar “EducationUSA” në Prishtinë. Ai do të japë një deklaratë të shkurtër mediumeve dhe do të takojë organizatorët dhe të pranishmit në panair. (Fakulteti i Edukimit, Prishtinë)

Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Romëve dhe jubileut “30 vjetori i Teatrit Rom” jepet premiera e shfaqjes “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” të autorit Nexhip Menekshe dhe regjinë e së cilës e ka bërë Kaltrim Balaj. (Teatri “Dodona”, Prishtinë)

Lini një Përgjigje