Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:
– Lansohet platforma “Kontratat e Hapura” e cila është zhvilluar në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe implementuar nga Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova, me financim nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë. (Ndërtesa e komunës së Lipjanit, ora 10:00)
– Nënshkruhet kontrata “Rehabilitimi i linjës së 10-të hekurudhore, të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit në gjatësi prej 65 km”. (Ndërtesa Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)
– Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Kontratës komerciale ndërmjet Infrakos dhe Generale Construzioni Ferrovarie, për Rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
– Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Prizrenit do të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për rifunksionalizimin e Zyrës së Antenës në Komunën e Prizrenit, zyrë kjo e cila është e paraparë të ndërlidhë bashkëpunimin ndërkufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në kuadër të programit IPA BNK Shqipëri – Kosovë, program i cili financohet nga fondet e Bashkimit Evropian. (Objekti i Komunës së Prizrenit, kabineti i Kryetarit, ora 11:00)
– Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Prizrenit, për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ora 12:00)
– Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë në fabrikën Vipa Chips. (Fshati Pestovë, Vushtrri, ora 13:00)
– Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media, ku flet nënkryetari dhe deputeti Visar Ymeri. (Selia Qendrore e PSD-së në lagjen Arbëria, ora 14:00).