LAJME Ngrin liqeni i Batllavës, qytetarët ecin mbi të (Foto) 14/01/2019 - 19:15 798 FacebookTwitterViberWhatsApp Temperaturat e ulëta që po mbretërojnë ditëve të fundit në vend, kanë bërë që të ngrijë edhe liqeni i Batllavës. Një qytetar ka dërguar në adresë të portalit Llapi.info fotografi, në të cilat shihet liqeni tërësisht i ngrirë. Siç shihet edhe në fotot e siguruara, akulli ka arritur trashësi të tillë sa po i përballon edhe peshat e njerëzve që po enden mbi liqen. Ndryshe, për shkak të acarit të ditëve të fundit, është ngrirë edhe liqeni i Badovcit.