Nikola Gruevski rrëfen arratisjen e tij (Video)

Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili gjendet në Budapest, në intervistën e parë pas arratisjes nga Maqedonia, ka zbuluar rrugën e tij të lëvizjes duke i përsëritur detajet tashmë të njohura për opinionin.
Nga Maqedonia u largova shumë thjesht, shkova në Shqipëri, u paraqita në ambasadën hungareze në Tiranë ku kërkova azil politik dhe nga atje shkova në Hungari, me mënyrën që e vendosën ata pas konsultimeve, për shkak se gjatë kohë kam qenë kryeministër, për shkaqe sigurie, të transportohem nga ata deri në Hungari. 
Ai në këtë intervistë thotë se ka shfrytëzuar letërnjoftimin e tij, por duke mos zbuluar nëse e ka përdorur gjatë daljes nga Maqedonia, apo nëse ka patur ndihmë gjatë arratisjes”.

https://www.youtube.com/watch?v=VHQjxfAMl24