
Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Tiranë për procesin e Brdo Brijon. Përveç presidentëve të shteteve, të ftuar nderi janë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, me prezencë të shefes për politikë të jashtme, Federica Mogherini.
Mëngjesin e së enjtes delegacionet kanë arritur në hotelin ku do të mbahet samiti, që nikoqir sivjet është presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Përveç Metës, mysafirët u pritën edhe nga themeluesit e kësaj nisme, presidentja kroate Kolinda Grabar Kitarovic, dhe presidenti slloven Borut Pahor.
Kjo në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit – takim ky që mbahet nga viti 2013 nën patronatin e Kroacisë dhe Sllovenisë në mënyrë që shtetet e rajonit të afrohen më shumë me Bashkimin Evropian.
Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar – Kitaroviq dhe presidenti Borut Pahor, së bashku me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta janë nikoqir të takimit.
Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet pjesa më e rëndësishme e këtij takimi, i cili ka ndezur edhe protestat në Tiranë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Në këtë takim në Tiranë përveç liderëve të Ballkanit do të merr pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Frederica Mogherini si dhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.
Në këtë takim pritet që udhëheqësit e Rajonit të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Evropian duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit në BE të jetë pikë e rendit të ditës.