Nis takimi Mustafa-Limaj

0
233

Pas diskutimit të gjatë nga takimi me Shpend Ahmetin, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim edhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.

Ky i fundit me vete në takim e ka marrë edhe ministrin e Tregtisë në largim, Endrit Shalën.

Në takimin paraprak mes Mustafës e Ahmetit, u tha se është diskutuar bashkëpunimi midis dy partive opozitare për bashkëpunim edhe pas zgjedhjeve.

Ndërkaq pas takimit, Ahmeti deklaroi se LDK-ja është e interesuar që të shkojë e vetme në zgjedhje.