Nisin hetimet për rastin e aksidentit me paragllajd në Prizren

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike ( KHAIA), që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për hapjen e Hetimeve për rastin e datës 07.09.2019 në Prizren ku ka humbur  jetën një qytetar dhe një ka qene i lënduar, aksident ky që ka ndodhur me paragllajd.

Sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, hetues përgjegjës është emëruar,  Arben Dika.

Në vendimin e marrë nga ky Komision, konstatohet se hetuesi përgjegjës ka për obligim që të përgatis një raport të detajuar, përfshirë rekomandimet lidhur me rastin.

Lini një Përgjigje