Nisin sërish procedurat për privatizimin e telekomit

0
277
Qeveria e Kosovës në mbledhjen që nis pas dhjetë minutash, pritet të shqyrtojë Propozim-vendimin për të autorizuar një komision qeveritar për privatizimin e Telekomit. 

Kjo do të jetë pika e pestë e mbledhjes së Qeverisë, e thirrur nga Kryeministri Ramush Haradinaj, për të martën në ora 14:00.

“5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për autorizimin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” (MZhE)”, parasheh agjenda e mbledhjes së ekzekutivit. 

Ndërkohë, mbledhja e Qeverisë mbahet pak minuta pasi Haradinaj ka takuar ambasadorin Amerikan Philip Kosnett, në kabinetin e kryeparlamentarit Veseli.