Nisin vizitat mjekësore në shkollat e Prishtinës

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njofuar se duke filluar nga sot do të zhvillohen vizitat sistematike mjekësore nëpër shkollat e Prishtinës

Përmes një shkrimi në Facebook ai bëri të ditur se këto vizita do të zgjasin rreth dy muaj dhe se kontrollet do të bëhen për nxënësit e klasave të para, pesta dhe nënta.

“Të nderuar prindër,Sot kanë filluar vizitat e rregullta sistematike mjekësore në Shkollat e Prishtinës. Si gjithmonë kontrollimet do të bëhen për nxënësit e klasave të para, pesta dhe nënta. Kontrollat do të zgjasin rreth dy muaj kur do të dalim me raportet e përgjithshme për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të Prishtinës.Ju falemnderit për mirëkuptimin!” ka shkruar Ahmeti.