Nisma nuk e ka gati listën përfundimtare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj thotë se duhet të presim edhe të paktën 24 orë për të parë listën zgjedhore të kësaj partie.

Kryetari Fatmir Limaj tha se kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ por ende s’ kanë vendosur për renditje.

“Sipas ligjit kemi kohë të përmirësimit edhe 24 orë tjera”, tha Limaj në Kanal 10.

“Kemi dorëzuar listën ndërsa do të kemi kohë edhe këtë 24 orësh, ndonjë gabim, ndonjë lëshim. S’e kemi listën përfundimtare të radhitur ashtu si duhet”, shtoi ai.

“Është një ngërthim edhe i moshave edhe i profileve, por ajo çka është më e rëndësishme, tabani i të gjithëve është atdhetar”, shpjegoi Limaj.

Lini një Përgjigje