Nisma thërret konferencë të jashtëzakonshme, nuk pajtohet me vendimin e presidentit Thaçi!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dje kërkoi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të emëroj menjëherë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mjaftoi kjo kërkese e SHBA-ve që presidenti Thaçi të veprojë menjëherë, duke njoftuar se të enjten do të bëj emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, komision ky pa mandat tash e një vit.

Problematike mbetet çështja e përfaqësuesve të partive politike, ndonëse plani i presidentit ishte që të emëroj nga një anëtar të secilës parti.

Kësisoj, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja do të jenë liderë në organin zgjedhor. Ndërsa, PDK dhe AAK do ta kenë nga një anëtar. Pra, NISMA dhe PSD-ja sipas gjitha gjasave do të mbesin dy partitë që s’do të kenë asnjë përfaqësues.