Një 21-vjeçar shqiptar vritet me thikë në Angli, plagoset një tjetër

0
171

Një i ri shqiptar mbeti i vdekur pas goditjeve me thikë në perëndim të Londrës. Renato Geci, 21 vjeç, u sulmua gjatë një përleshje rreth orës 03.20 të mëngjesit të së hënës. Policia u thirr dhe gjeti të riun dhe shqiptar tjetër, gjithashtu në të 20-at, të plagosur me thikë.

1 orë më pas shqiptari u shpall i vdekur nga urgjenca e spitalit. Shqiptari i dytë u dërgua në spital ku mori kurimin e nevojshëm dhe u largua. Të enjten, një 31-vjeçar u arrestua nën dyshimin e vrasjes.

Një grua, 27 vjeçare, u ndalua nën dyshimin për ndihmë ndaj autorit. Të dy qëndrojnë në paraburgim në një stacion policie në jug-perëndim të Londrës.

LAPSI.al