Një 32-vjeçare gjendet e mbytur në lumin e Bulqizës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në Lumin e Bulqizës.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e kaluar, ndërsa policia sqaron se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si “ngjarje aksidentale”, pasi rreth orës 21.30, datë 10.09.2019, është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës shtetasja M.F, 32 vjeçe, banuese në Bulqizë.

Nga këqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.