Një 53 vjeçar dyshohet se ka rënë në liqenin Livoq të Gjilanit

Një 53 vjeçar dyshohet se ka rënë dje në liqenin Livoq të Gjilanit.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, dhe ekipet zhytëse të FSK’së janë duke e kërkuar vazhdimisht.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjilanit
‘Mbrëmë jemi njoftuar nga familjarët e tij. Njësitet patrulluese kanë dalur në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet nëse ka ra për shkak se nuk është gjetur. Ekipet e zhytësve të FSK’së mbrëmë kanë dalur në vendin e ngjarjes, por për shkak të motit të papërshtatshëm, kanë vazhduar kërkimet sot në mëngjes. Por deri me tani nuk ka asnjë gjurmë nga ai’, ka thënë Hashani.
Ndërkohë, familjarët kanë bërë të ditur se vetura e personit në fjalë, është gjetur buzë liqenit.