Një botë e pazbuluar deri më tani

0
196
Një ekosistem unik ndodhet larg prej syrit të njeriut, 290 metra nën sipërfaqen e tokës. Kjo vrimë e madhe është e fshehur në malet plot mjergull të Xuanenit në Kinë, provinca Hubei. Ajo është formuar kur uji ka shpërbërë shkëmbin nëntokësor. Ky proces mund të krijojë edhe shpella dhe lumenj nëntokësorë. Me dritën dhe ujin që futen në mënyrë konstante, kjo botë në miniaturë është në gjendje që të mbajë një shumëllojshmëri bimësh, insektesh dhe zogjsh, izolimi i të cilëve mund të çojë në formimin e specieve të reja.
“Ajo që ka rëndësi për krijimin e specieve është ekuilibri ndërmjet izolimit dhe forcës së përzgjedhjes natyrore për përshtatjen me kushtet speciale”, shpjegon profesori i Universit të Sheffield, Roger Butlin. “Gropa duhet të ketë edhe popullsi të mjaftueshme që përzgjedhja natyrore të jetë efikase”. / bota.al