Një ciklon i fuqishëm godet Afrikën Jugore, aktualisht janë rreth 150 të vdekur

0
429

Mozambiku, Zimbabve dhe Malavi janë goditur nga një ciklon i fuqishëm, që si pasojë ka lënë të vdekur 150 njerëz, qindra të tjerë të humbur dhe mijëra që kanë mbetur të bllokuar në zonat më të varfra rurale.

Cikloni ‘Idai’ ka prekur më shumë se 1.5 milion njerëz në tre vendet e Afrikës jugore, sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë.

Goditja më e madhe është bërë në qytetin qendror të të Mozambikut, në Beira ku aeroporti është mbyllur, nuk ka energji elektrike dhe shumë shtëpi janë shkatërruar.

Cikloni goditi Beiran të enjten vonë dhe u zhvendos drejt perëndimit në Zimbabve dhe Malavi duke përfshirë edhe zonat lindore që kufizohen me Mozambikun.

Shtëpitë, shkollat, bizneset, spitalet dhe stacionet policore janë shkatërruar nga cikloni. Mijëra njerëz u prekën nga përmbytjet e rënda dhe, vetëm duke u kujdesur për jetën e tyre, braktisën pasurinë e tyre për të kërkuar siguri në një tokë më të lartë.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq po ndihmojnë ekipet e shpëtimit në Afrikë dhe i kanë ndihmuar me furnizim me ushqime dhe ilaçe duke ia dërguar me helikopter.