Një delegacion i LB-së vizitoi komunën e Obiliqit

Një delagacion i Lëvizjes për Bashkim: kryetari Valon Murati, sekretari Avni Klinaku dhe anëtari i kryesisë dhe kryesuesi i kuvendit komunal të Prishtinës, Agim Kuleta  vizituan komunën e Obiliqit.

Në këtë vizitë ata takuan kryetarin e komunës Xhafer Gashin,nënkryetarin e komunës Ajet Berishën dhe bashkëpunëtorë tjerë. Në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme me theks të veçantë për Ligjin për Obiliqin dhe projekte të ndryshme në sferën mjedisore.