Një delegacion i OVL UÇK-së po qëndron në Kroaci për vizitë zyrtare

Delegacioni i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kryesuar nga Kryetari Hysni Gucati, po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci.

Ky delegacion ka pasur disa takime të frytshme atje e që kanë të bëjnë me shkëmbimin e përvojave në mes të veteranëve të Kosovës dhe Kroacisë.

Ndër takimet me rëndësi janë ato me veteranët shqiptarë të luftës në Kroaci, me Zv. Ministrin e Veteranëve të Kroacisë, si dhe shoqatat e dalura nga lufta kroate.

Poashtu takime kishte edhe me deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë znj. Ermina Lekaj si dhe kryetarin e unionit shqiptar Esad Qollaku, me të cilët u diskutua edhe për komunitetin shqiptar atje.

Lini një Përgjigje