Një delegacion i SHBA-së qëndron sot në Kosovë

Njerëzit kryesor të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Punë të Evropës, kanë ardhur në një vizitë në Ballkan.
Ata kanë qëndruar dy ditë në Beograd, ndërsa sot do të vizitojnë Kosovën.

Ky delegacion i udhëhequr nga John Erath, kryshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, pritet të takohet me krerët institucionalë.

Bashkë me Erath ka udhëtuar edhe drejtori i Punë të Evropës në Këshillin Kombëtar, William Berkley.

Delegacioni amerikan është takuar të hënën me kryediplomatin serb, Ivica Daciq.