Një ditëlindje, pa ty!

Shkruan: Leonor Berisha

Pritjet janë mall, që takimet u’a shuajnë etjen!

Edhe dje, si çdo ditë tjetër të prisja ! E prisja një mesazh, telefonat, email apo një shkëndijë nga ti e cila do t’ma kthente shpresën, për të vazhduar rrugën që nisëm së bashku, një rrugë me plot ëndrra që mbetën në sirtar. Ëndrra që preknin thellësisht pafundësin e ekzistencës tonë, njejtë sikurse numri ynë i fatit me të cilin filloi gjithçka!

Dje, ishte një ditë që më bëri pak më të vjetër, një ditë që shpesh ndrron vitet për mua, por jo dashurin tonë, ajo do të mbetet e njejtë gjithmonë, përgjithmonë e re. Ashtu e paprekshme nga dikush tjetër, duke kërkuar që t’i zbulojmë çdo ditë nga pak, perlat e jetës që lundrojnë në zemrat tona.

Prandaj edhe dje, të prisja!

Prisja, që ti t’mos i mungoje urimeve që më drejtohen mua, nuk e prisja heshtjen dhe mungesën tande.

Asgjë nuk më ka rënduar kaq shumë në jetë, se sa kjo heshtje, kjo mungesë që ka pushtuar çdo gjë timen! Kjo errësirë që ngjan me natën kur mbulon ditën dhe kur dielli, nuk u jep shpresë luleve për të qelur!

E mban mend?!

Kur flisnim për ditëlindjet dhe të thoja, se nuk më pëlqen të festoj për vitet që po i humb, që nuk i kam festuar dhe nuk mendoj se do t’i festoj ndonjëherë!?

E mban mend?!

Kur flisnim me orë të tëra, her seriozisht e her me shaka, insistoje dhe me binde se do t’i festonim së bashku ditëlindjet tona ! Ditëlindje që tashmë u janë shkrirë datat dhe vitet, duke u bërë vetëm një datëlindje e përbashkët e jona, një e vetme, ajo kur u njohëm. Kështu e lam, sepse për ne kishte veç fillim e kjo na lumturonte të dyve!

Thoje se me mua do të festosh gjithmonë, më ke mua dhe, kjo të mjafton!

I lumtur, pranova!!

I lumtur, më buzëqeshte zemra kur i dëgjoja këto fjalë, si t’mos e pranoja festën në pranin tënde, kur vet prezenca jote ishte festë për mua!

Nganjëherë i gëzuar aq shumë, kur gëzimi që t’kam ty më mjaftonte dhe më mbushte zemrën plot, filloja të këndoja. Këndoja dhe i buzëqeshja çdo njeriu! Aty e kuptova se dashnia asht vet jeta, e kuptova se dashnia asht lule që qel në çdo stinë.

Madje edhe jetën time, me emrin tand e emrova “ia vura jetës emrin tand, për t’i kujtuar vetes të jetoja”, i mbushur me lot gëzimi se ndihesha i lumtur, e k’shtu të thoja.

Ehh… E sheh!! Sa e brisht asht jeta, sot, ti më nuk je!? E unë, vazhdoj të jetoj ende, pa ty!

Njerëzit për të cilët shkruan, i dashuron! E ata, kjo dashuri i bën të mos harrohen kurr më the, disa ditë përpara se më, t’mos të shihja.

Nuk po mundem ta harroj as fjalin, në një natë të vonshme kur më the se; nëse një shkrimtar bie në dashuri me dikë, ajo nuk do të vdiste kurr, fjalë përshëndetëse ishin këto e unë nuk i kuptoja!?

Nuk e kuptova, nuk arrita ta kuptoj se po më flisje për ndarjen, për kohën tonë e cila do të mbeste veç një kujtim. Thjesht, nuk më shkonte në mendje dhe nuk e besoja, se kujtimet më s’do t’na gjenin së bashku, për t’i kujtuar njëri-tjetrit për budallallëqet tona, për t’u qmallur e qeshur me to, sa t’na zgjaste jeta.

Sot, kur i flas dhe shkruaj mungesës tënde ! Gjithçka më duket një ëndërr e keqe, nga e cila mundohem të zgjohem por s’mundem.

Një ditë, mërzia më kishte pushtuar dhe kisha shumë mall, doja me patjetër të ta dëgjoja zërin për ta qetësuar veten, thirra numrin që mbaje dhe duke pritur që t’përgjigjesh ti, u lajmërua dikush tjetër, një zë i panjohur!

Desh u ç’menda…

Lotët po më dilnin pa i ftuar, zemra m’u bë akull, fuqi nuk kisha të flisja dhe forca më kishte humbur e tëra. Pa thënë asgjë, dëgjoja dhe derisa më kërkohej të flisja, disi e mbylla ! E mbylla, se nuk doja t’i besoja gjërat që po mendoja!

Ashtu i përlotur dhe i humbur mes kujtimesh, në dhomën që mbaj gjithçka tënden, i thash vetes se ti këtu je, je me mua.

Papritur ndjeva një plogështi në shpirt, një dhimbje në zemër që ngadalë po ma merrte frymën! Luftoja për frymë dhe tek sa po luftoja të mbahesha në jetë, ashtu i përhumbur lutesha te Zoti, jo më si çdo herë tjetër. Ishte një lutje që Zoti nuk e do kur duam ne, por unë e doja për veten, që më t’mos vuaja! Besoj se e kuptove se për çfarë u luta ?! Po, më mirë të jetë ashtu, se të mësohem me mungesën tande e të jetoj pa ty.

Unë nuk dëshirova të të doja ndryshe, përveç për atë që ishe dhe kjo ishte e mjaftueshme.

Dhe më vret shumë, kur mendoj se po luftoj i vetëm në një fushë të minuar nga ana jote, që nuk më lejon të lëvizë për ta shpëtuar dashnin tonë. Një kurth i vënë nga dëshirat dhe egot e të tjerëve, në një zonë ku është e vështirë të bashkëveprojmë!

E di, jeta nganjëherë është caktim nga Zoti, e nganjëherë caktimin e sjellim vet për veten, duke u ndikuar nga paragjykimet e të tjerëve, ose nga dëshirat që nuk na ngopin!

Çdo ditë po i lutem Zotit që ky caktim për ne, të jetë nga vet Zoti, ndryshe spo mundem të pajtohem me veten dhe ta pranoj një fat të tillë, të ndikuar nga dikush tjetër e që ndoshta vet ata, asnjëherë nuk e kanë provuar ndjenjën e të qenurit të rëndësishëm dhe të dashur për dikë.

Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim dhe i ndjejmë ato përbrenda, thoshte Tolstoi.

E unë, tek ti e shihja dhe ndjeja lumturin në çdo gjë, lumturi që buronte nga brenda!

Dhe tani, asgjë më s’ka kuptim ! Kuptimin e të gjitha gjërave që i doja, i ndjeja dhe i konsideroja të vlefshme për të dy, i morre me vehte. Edhe krenarin që kisha ! E unë kam mbetur bosh, pa ty, pa asgjë. /GazetaLetrare.com