Një gotë verë në ditë i bën mirë shëndetit

943

Në ditët e sotme dihet pothuajse nga të gjithë se vera është e rëndësishme për organizmin tonë, sepse ajo përmban vitamina, oligoelemente, hekur, si dhe përbërës të tjerë që gjenden në të në një nivel më të ulët.

Të dhënat epidemiologjike që janë bërë në kuadër të promocionit të dietës mesdhetare e lidhin konsumimin e verës me një incidencë të ulët të infarktit të miokardit, që paraqesin edhe sot hipoteza të vlefshme për mënyrën e të jetuarit dhe të punuarit sesa këshilla të karakterit farmaceologjik. Por edhe teprimi në shifra për rreziqet e tmerrshme të përdorimit të alkoolit si sëmundjet e pankreasit po të tjera patologji të aparatit të tretjes, ku më e tmerrshmja konsiderohet Cirroza hepatike, nuk duhet të kufizojnë konsumimin e verës.

Një sintezë objektive për rolin e verës në të ushqyer ose për kufijtë e një sigurie absolute dhe madje deri në një avantazh të mundshëm të dobisë së saj është e vështirë të bëhet, dhe kjo lidhet me përbërësin kryesor të pijeve alkoolike, etanolin dhe efektet e tij.

Etanoli furnizon me kalori, por edhe me lëndë toksike potenciale, duke përbërë një rrezik patologjik që mund të çojë në varësinë nga alkooli dhe degradimin e personave që e përdorin në sasi të mëdha. Ndjenja e nxehtësisë që pason tretjen e verës ose në masë të madhe të super-alkoolikëve shpreh jo aq vlerat energjetike të alkoolit sesa veprimin e tij farmakologjik si vazodilatator periferik. Alkooli ka karakteristikat e një karburanti me rendiment të ulët, sepse mund të aktivizojë rrugët metabolike me pak prurje energjie, ose mund të prishë rregullimin termik me djersitje të ekzagjeruara.

Prandaj duke njohur potencialin toksik të kuotës së alkoolit, te verërat mund të vihen në dukje edhe anët pozitive të verës, por gjithmonë duke pasur parasysh dozat, gradacionin dhe mënyrat e konsumimit të saj, me kufizimet dhe ndalimet e duhura, për grup-mosha të caktuara, për gjini dhe gjendje fiziologjike. Duhet theksuar se ndalimi i verës është kategorik në patologjitë që lidhen me mëlçinë.