Një i ri dyshohet të jetë vetëvrarë në Han të Elezit

Një i ri dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në mbrëmjen e së enjtes në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar për Koha.net se një 24-vjeçar dyshohet të ketë kryer vetëvrasjen me armë zjarri.

“Rreth orës 19:35 kemi marrë informatën se në fshatin Gorancë dyshohet se një 24-vjeçar, mashkull, ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë ai teksa ka shtuar se janë duke vazhduar hetimet lidhur me rastin.

Lini një Përgjigje