Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident në Korenicë të Gjakovës (foto)

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën rajonale Gjakovë-Qafë Morinë në fshatin Korenicë.

Në këtë aksident, një qytetar i Shqipërisë ka humbur jetën kurse janë lënduar gjashtë persona.

Lajmi është konfirmuar nga kapiteni në Policinë Rajonale të Gjakovës, Albin Sahatçia.

“Të gjithë shtetasit në dy veturat e përfshira në këtë aksident janë nga Shqipëria derisa njëra veturë ishte me targa të Shqipërisë dhe tjetra me të Anglisë”, ka thënë ai.

Sahatçia ka njoftuar gjithashtu se një nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore derisa gjashtë të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta.