Një këngë e re nga Hysni Klinaku për natën e Vitit të Ri (video)

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe artistët janë në vlugun e përgatitjeve për t’i pritë e përcjellë sa më mirë këto festa.

Këngëtari Hysni Klinaku për natën më të gjatë të vitit ka përgatitur një këngë të re për adhuruesit e tij.

Me këtë këngë, të shkruar nga dibrani mërgimtar, Arbër Muça, të komponuar e interpretuar nga vetë këngëtari, repertuari i këngës shqipe do të pasurohet edhe më.

Shijojeni këngën: