Një muaj paraburgim personave që shkaktuan aksidentin në Podujevë

0
275

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave të cilët të shtunën shkaktuan një aksident trafiku ku humbi jetën një person dhe një tjetër është lënduar.

L.Zh dhe L. M dyshohen se kanë kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik.

Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është caktuar masa e paraburgimit kundër dy të pandehurve, pasi që nëse të pandehurit do të gjenden në liri ekziston rreziku i ikjes së tyre duke pasur parasysh peshën e veprës penale, përkatësisht dëmin e shkaktuar me këtë vepër penale e që në rastin konkret kemi të bëjmë me humbjen e jetës së të ndjerit J.Z dhe shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor të dëmtuarit Y.I si dhe sanksionin e paraparë për këtë vepër penale.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Ballkani.info kishte siguruar video ekskluzive nga vendi i ngjarjes ku kishte ndodhur ngjarja tragjike.