Një ndër projekt-propozimet për Stadiumin Nacional të Kosovës

Ende nuk është përzgjedhur projekti fitues për Stadiumin Nacional të Kosovës.

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi, pati deklaruar se punimet do të nisin në vitin 2019, përcjellë Gazeta Olle.

E një ndër kompanitë që kanë konkurruar duket se është edhe “Grainca Group”.

Kjo firmë ka publikuar në faqen e saj në Facebook disa foto të projektit propozues.

Image

Image

Image

Ndryshe, ministri Gashi kishtr njoftuar se MKRS-ja ka zhvilluar procedurat për përzgjedhjen e kompanive për fizibilitet.

Ai ka shtuar se janë përzgjedhur gjashtë kompani në rrethin e ngushtë dhe do të merren me këtë proces.

“19 kompani prestigjioze që kanë hartuar projekte të stadiumeve ndërkombëtare kanë konkurruar, janë kompani me renome dhe është një fat i mirë që në thirrjen tonë për hartim të projektit kemi pasur kompani të këtilla”, ka shpjeguar ministri.

“Ne së shpejti do të përzgjedhim njërin nga projektet më të mira që do ta hartojnë këto kompani dhe të njëjtin do ta prezantojmë para publikut se si do të duket Stadiumi Kombëtar i cili do të ndërtohet në Komunën e Drenasit”, tha thënë ministri Gashi, duke shtuar se për herë të parë Kosova do të bëhet me një stadium të nivelit të lartë me një kapacitet nga 25 – 30 mijë ulëse dhe do të jetë investimi më i madh i shtetit të Kosovës në infrastrukturën sportive”, kishte thënë ai.

Image

Image

Image

Image

Image

Image