Një ndeshje e çmendur dhe me shumë gola, barazojnë Villareal dhe Barcelona (video)

Ka përfunduar pa fitues, por me shumë emocione dhe spektakël ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës.

Ndeshja e zhvilluar në ‘El Madrigal’ ka përfunduar pa fitues me rezultat 4 – 4.

Edhe pse pa Lionel Messin në formacionin startues, Barcelona e nisi mirë takimin duke shënuar dy herë brenda 16 minutave.

Philippe Coutinho në minutën e 12’ dhe Malcom në minutën e 16’, i dhanë epërsi prej 0-2 Barcelonës.

Vendasit në minutën e 23’ arritën të ngushtonin epërsinë në 1 – 2.

Pjesa e dytë doli të jetë e jashtëzakonshme për Villarrealin, që shënoi edhe tri herë tjera.

Karl Toko Ekambi në minutën e 50’ barazoi rezultatin në 2 – 2. Vicente Iborra në minutën e 62’, kaloi për herë të parë në epërsi vendasit, kur shënoi për 3 – 2.

Në minutën e 80’, Villarreal shënoi edhe golin e katërt, për 4- 2.

Në minutën e 86-të, Villareali mbeti me një lojtar më pak, pasi që Alvaro Gonzalez u ndëshkuar me karton të kuq.

Barcelona nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur ta ngushtojë epërsinë me një gol të bukur nga Messi në minutën 90 për rezultatin 4 – 3.

Kurse, Suarez arriti ta barazonte rezultatin në 4 – 4 në minutën e 93-të.

https://streamable.com/3rjff