Një “njeri fluturues” në paradën e 14 korrikut në Francë (video)

Kampioni i botës në “jet-ski”, francezi Franky Zapata dhuroi sot një spektakël futurist marramendës në paradën tradicionale të 14 korrikut në Paris duke fluturuar, me pushën në dorë, në një lartës prej dhjetëra metrash nga sipërfaqja e tokës mbi një “Flyboard”, një pajisje që e ka krijuar vetë, sipër bulevardit “Champs-Elysees”.

Kjo platformë fluturuese që ngrihet nga pesë reaktorë me ajër, do të mundësojë testimin e përdorimeve të ndryshme, si për shembull një platformë logjistike fluturuese ose një platformë sulmuese për ushtarët, kishte komentuar me herët ministrja e Ushtrive, Florence Parly për “France Inter”./Fokusi.info/

Më poshtë pamjet e publikuara nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë:

https://twitter.com/qendrimrgashi/status/1150330019320913920?s=19