Një pjesëtar i FSK-së futet në karantinë, vëllai i tij i prekur nga koronavirusi

0
185

Komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Rrahman Rama, ka bërë të ditur që një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Kosovës, është futur në karantinë pasi që i vëllai i tij është infektuar me koronavirus.

Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës është e gatshme të përballojë një situatë të jashtëzakonshme nëse ajo shpallet nga ana e Presidentit të Kosovës.

Rama ka treguar se asnjë ushtar i FSK-së nuk është prekur nga virusi Covid 19 por megjithatë tha se njëri prej tyre është në karantinë.

“Nuk kemi asnjë rast deri tash tek pjestarët tanë. Dua ta njoftoj opinionin publik se rasti i fundit në Podujevë, vëllai i atij të infektuarit është pjestarë i FSK-së. Është në karantinë në shtëpinë e tij. Nuk ka një sinjal ose ndonjë nevojë për tretman të veçantë jem në kontakt por ai nuk ka ndonjë shqetësim dhe shpresojmë të mos ketë”, ka thënë Rama në T7./