Talenti shqiptar, Skënder Loshi po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e Nac Bredës në kampionatin Holandez. Sulmuesi 20-vjeçar aktivizohet me ekipin e rezervave, teksa ditën e djeshme realizoi 2 gola dhe 3 asist, në triumfin 0-7 që skuadra e tij arriti ndaj Kamburit.
Në 7 javët e para të kampionatit, shqiptari ka arritur të shënojë plot 10 gola, duke qenë një ndër protagonistët absolut të Nac Bredës. Kujtojmë që në të kaluarën Loshi ka qenë pjesë edhe e Kombëtares Shpresa.