Një tjetër vend i Bashkimit Europian hap kufijtë

Bullgaria, e cila ka filluar të lehtësojë masat e izolimit, ka hapur kufijtë për vendet e Bashkimit Evropian dhe atyre të zonës Shengen, tha ministria e Shëndetësisë bullgare.

Ministria e Shëndetësisë tha se ky vendim përfshin gjithashtu, San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Vatikanin dhe se njerëzit që vijnë në Bullgari do të kalojnë 14 ditë në karantinë.

Por, periudha 14-ditore nuk do të zbatohetpër qytetarët bullgarë dhe qytetarët e vendeve të tjera të BE-së që udhëtojnë për arsye humanitare dhe ata që janë përfaqësues të veprimtarive tregtare, ekonomike dhe investuese.

Në mes të muajit mars, vendi anëtar i Bashkimit Evropian, ndaloi hyrjen për udhëtarët nga shumë vende, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vendi deri më tani ka regjistruar 2.331 të infektuar me koronavirus dhe 120 humbje jetësh./Opinion.al