Një zë i rrallë shqiptar është duke triumfuar në skenën ruse, lë pas 12 shtete

Një zë i rrallë shqiptar është duke triumfuar në skenën ruse. Inis Neziri po konkuron në ”New Wave Festival” në Rusi. Ajo ka fituar pikët maksimale nga juria e madhe dhe tashmë do të performojë në finalen e madhe më 29 gusht.

Talenti i saj është vlerësuar më parë dhe nga këngëtarja Aurela Gaçe si dhe Ardit Gjebrea. Ajo është bërë e njohur nga pjesëmarrja e saj në talent-shown për fëmijë ”Gjeniu i Vogël” ku fitoi çmimin e parë.

Më pas Neziri ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme si në Rumani në festivalin ”Golden Stage” ku gjithashtu fitoi çmimin e parë.

Gjithashtu edhe në Shqipëri është gjithnjë pjesë e kompeticioneve të muzikës si ”Kënga Magjike” ku është vlerësuar me çmime të ndryshme.

https://youtu.be/w3H37KH3ao4