Njëmbëdhjetë imigrantë, shumica fëmijë, vdesin pas përmbytjes së barkës afër Turqisë

0
201

Njëmbëdhjetë imigrantë, përfshirë tetë fëmijë, kanë vdekur pasi barka e tyre u përmbyt jo shumë larg bregdetit perëndimor të Turqisë, raporton agjencia e lajmeve “Anadolu”.

Kjo agjenci njoftoi se tetë persona të tjerë janë shpëtuar të gjallë nga barka që ndodhej afër qytezës Cesme, i cili shtrihet në bregdetin turk të Detit Egje.

Turqia është bërë njëra ndër pikat kryesore për emigrantët që e synojnë Evropën që nga viti 2015.

Shumë prej tyre kanë ikur nga varfëria dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Lëvizja e tyre është zvogëluar shumë nga viti 2016, kur Ankaraja arriti marrëveshje me Bashkimin Evropian rreth imigrantëve, shkruan “Reuters”.