Njeriu që shkroi historinë me Barcelonën, mund ta drejtojë klubin katalanas

Skuadra e Barcelonës ka futur në listën e trajnerëve kandidatë për të drejtuar klubin “blaugrana” sezonin e ardhshëm një legjendë të saj. Bëhet fjalë për trajnerin holandez Ronald Koeman, që aktualisht drejton kombëtaren e “tulipanëve”.

Koeman ka luajtur në vitet 1989-1995 me Barcelonën (192 ndeshje dhe 67 gola), duke hyrë në historinë e këtij klubi. Një gol i shënuar në kohën shtesë nga Koeman i dha skuadrës katalanase trofeun e parë të Champions League në vitin 1992 (1-0 ndaj Sampdoria, në Wembley), shkruan telesport.al.

Ronald Koeman, 53 vjeç, është një trajner me përvojë, pasi ka drejtuar shumë skuadra në karrierën e tij. Madje ai ka qenë asistent.trajner i Barcelonës në vitet 1998-2000 (trajner i parë asokohe ishte Louis Van Gaal).

Ndërkohë që, në Spanjë ka drejtuar edhe më parë, pasi ka qenë trajner i Valencia në sezonin 2007-2008. Pas eliminimit të Barcelonës nga Champions League janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat për largimin e trajnerit aktual Ernesto Valverde. Ai ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen, por klubi po mendon për zëvendësimin e tij.

Ronald Koeman

Lini një Përgjigje