Njësia Speciale aksion në Gllarevë të Klinës, bastisë disa shtëpi

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur një aksion të hershëm në Gllarevë të Klinës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se janë bastisur disa shtëpi me dyshimet për shitblerje të narkotikëve.

Aksioni ka filluar rreth orës 05:00 dhe po vazhdon ende.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për detaje të reja në këtë aksion.