Njihuni me “Miss Social Media”, Klodiana Lisi

0
102

Klodiana Lisi, 18 vjeçarja e cila është shumë e buzëqeshur, dhe e njohur në rrjete sociale si “Tik-Tok” dhe njëherëshi ajo është përzgjedhur edhe “Miss social media”në konkursin “Miss Turizmi Shqiptar” në një intervistë eksluzive për “Radio Ylberi” na tregoi rreth jetës profesionale, dhe planet e saj për të ardhmen.

Nga ju ka ardh ideja me u marr me modelizëm?

Më ka pëlqyer gjithmonë, si e vogël çdo herë kam pasur dëshirë të jemë pjesë e ShowBizit, dhe pjesë e kamerës.

Qe sa kohë ke filluar të merresh me modelizëm?

Me modelizëm si ka shumë kohë që mirrëm, tani i bëjë një vit që jam bërë pjesë e agjensis “MISS FREEDOM OF THE WORD”

Kush ju ka përkrahur më së shumti në fillimet tuaja?

Si çdo herë, familja që më ka qëndruar shumë afer, pastaj rrethi shoqëror etj.

Cilat kanë qenë komentet e para të tyre, lidhur më profesionin tënd?

Në fillim ata janë befasuar, por i falenderojë shumë për përkrahjen që ma kanë jap.

Tani keni marrë pjesë në konkursin, “Miss Turizmi” ku edhe keni marr një çmim a mund të na flisni diçka për këtë?

Po në këtë konkurs  jam përzgjedhur si “Miss social media” ishte një ndjenjë e mrekullueshme, nuk e prisja një çmim të tillë.

Si u ndjetë  pasi e morët çmimin?

Fillimisht u ndjeva shumë mirë, kisha shumë emocione, i falenderojë të gjithë për besimin e dhënë.

Çka pretendon në të ardhmen me modelizëm?

Besoi që do fitoi shumë çmime, do arrijë shumë dhe do njihem ndërkombëtarishtë.

A je duke studiuar tani apo ju ke përkushtuar modelizmit?

Njëherë jam duke u marr me modelizëm por mendoi ta studioj gazetarin sepse më pëlqen shumë, dhe të ardhmen e shoh vetën si pjesë e televizonit.

Çfarë komentesh ke marr  nga publiku, dhe a të pengojn komentet negative?

Zakonisht marrë komente pozitive, dhe kam një përkrahje të madhe, ka edhe komente negative por nuk më pengojnë.