Njihuni me talentin me prejardhje nga Kosova që e pret një e ardhme e ndritur në futbollin evropian!

Talenti me prejardhje nga Prishtina, Lenard Mustafa, po shkëlqen me të rinjtë e klubit gjerman “SSV Reutlingen”, derisa pret që në një të ardhme të afërt të tregojë talentin e tij në Evropë.

Ai në një bisedë për portalin “Fokusi.info” tregoi për karrierën e tij dhe synimet për të ardhmen. Lenardi karrierën e ka filluar në klubin amator “VFB Bodelshausen”, i cili me talentin e tij që tregoi, shumë shpejt kaloi tek klubi “SSV Reutlingen”.

Lenard Mustafa, i lindur më 30.10.2009 në qytetin Tübingen (afër Shtutgartit) e pret një e ardhme e ndritur në futboll. Ai është vetëm 8-vjeçar dhe po i mahnitë të gjithë me atë se çfarë po tregon në fushë.

Lenardi luan si sulmues dhe ajo që e bën të veçantë është se ka goditje të fuqishme me të dyja këmbët.

Lenardi idhull e ka Kristiano Ronaldon dhe një ditë ëndërron që të luaj në klubin mbretëror Real Madrid. Derisa, klubi gjerman që atij i pëlqen dhe do kishte dëshirë të luaj është Bayern München.

Lini një Përgjigje