Njoftim i rëndësishëm nga aeroporti “Adem Jashari”

0
450

ANP “Adem Jashari” ka njoftuar se ditëve në vijim nuk kemi asnjë fluturim komercial të planifikuar.

“Që nga koha e kufizimeve të fluturimeve në aeroport, janë rreth 12,000 udhëtarë që ANP ‘Adem Jashari ‘ ka shërbyer, dhe nga kjo shifër janë mbi 10,000 udhëtarë në nisje nga Prishtina për destinacionet tjera dhe udhëtarët tjerë në arritje, ku kryesisht janë mërgata jonë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur udhëtarë,

Ju njoftojmë se që nesër me datë 22 Mars 2020, e ditëve në vijim nuk kemi asnjë fluturim komercial të planifikuar!

Që nga koha e kufizimeve të fluturimeve në aeroport, janë rreth 12,000 udhëtarë që ANP ‘Adem Jashari ‘ ka shërbyer, dhe nga kjo shifër janë mbi 10,000 udhëtarë në nisje nga Prishtina për destinacionet tjera dhe udhëtarët tjerë në arritje, ku kryesisht janë mërgata jonë.

Më tej, ju njoftojmë se çdo njoftim të ri do ta bëjmë publik këtu!

Në emër të Menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, iu urojmë shëndet dhe urojmë që ta kalojmë këtë sfidë bashkërisht!