Njoftim i rëndësishëm nga Halil Kastrati: Kështu mund të na ndihmoni

0
230

Halil Kastrati njofton qytetarët: Nga sot mund të na ndihmoni edhe me anë të GoFundMe.

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” është duke vazhduar me aktivitete bamirëse.

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se tashmë qytetarët mund të kontribuojnë edhe përmes GoFoundMe, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, kjo shoqatë në 10 vjetorin e punës së saj ka dhuruar 128 shtëpi. Çelësat e këtyre shtëpive u janë dhuruar familjeve në nevojë nga trevat e ndryshme shqiptare.

“Jetimat e Ballkanit”, llogaritet njëra nga iniciativat më të mëdha humanitare në trojet shqiptare, e cila ka bërë deri më tani rreth 800 familje me kulm mbi kokë, duke arritur të fitojë besimin e donatorëve shqiptarë anë e kënd botës.