Njoftim për shtetasit që u ka përfunduar afati i vizës gjatë qëndrimit në Zvicër

0
318

Njoftim nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilëve u ka skaduar afati i Pasaportës apo i vizës së qëndrimit në Konfederatën Zvicerane gjatë kësaj periudhe kohore.

Si rezultat i zhvillimeve të fundit dhe masave respektive të ndërmarra në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 nuk kanë mundur të udhëtojnë në Republikën e Kosovës ta informojnë Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih brenda 48 orëve (deri më 19 mars në mesditë), duke e dërguar një email në adresën [email protected] ku duhet të përfshihet kopja e pasaportës dhe vizës së skaduar, përcjell albinfo.ch.

Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin Tuaj!

Me respekt,

Stafi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih.