Nora Gjakova kalon në finale

0
401

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, e ka fituar edhe përballjen e tretë në Grand Prixin e Gjeorgjisë, duke ia siguruar Kosovës të paktën medaljen e argjendtë nga kjo garë.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova triumfoi ndaj xhudistes holandeze Sanne Verhagen.

Me kualifikim në finale, Gjakova e ka siguruar medaljen e argjendtë, por do të tentojë ta marrë të artën.

Xhudistët e tjerë si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të pushojnë. Të pesë xhudistët kosovarë momentalisht kanë normat Olimpike Tokio 2020. Nora është e katërta në kategorinë e saj në renditjen Olimpike, ndërsa Loriana e 15-