Nora Istrefi me pantallona mbi 1 mijë euro në ditëlindjen e vajzës

Nora Istrefi shpenzon shumë në veshje. Ajo njihet si një nga artistet më me stil në estradë, ndërsa veshjet e saj kushtojnë shumë, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit imazhe nga festa që ia organizoi vajzës me rastin e ditëlindjes.

Në atë ndejë, ajo kishte veshur pantallona të kuq, bluzë të bardhë dhe atlete, veshje e cila në dukje dukej e thjeshtë por çmimi i saj është goxha i lartë.

Atletet e markës “Gucci” kapin vlerën 1.200 euro, ndërsa pantallonat e “Jaquemus” kushtojnë hiç më pak se 1.350 euro.

 

Lini një Përgjigje