Nuk do të ketë rimeç mes Wilderit dhe Furyt, tërhiqet njëri boksier

Rimeçi për titull në kategorinë e rëndë WBC mes kampionit në fuqi Deontay Wilder dhe Tyson Furyt është anuluar tani për tani.
Meçi mes Wilder dhe Fury në dhjetor mbaroi pa fitues me barazim dhe dyshja ishte në bisedime për një rimeç. Por, presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman, ka thënë sot se ka marrë një konfirmim nga Fury se ai do të kërkojë meç me një tjetër boksier, transmeton Gazeta Express.
“Zyrtarisht Deontay Wilder vs Tyson Fury nuk do të ndodhë”, shkroi Sulaiman në Twitter.
“Wilder e konfirmoi gatishmërinë e tij për rimeç, por Fury do të boksojë me dike tjetër dhe më pas me Wilderin në një datë më vonë”, shtoi ai.
Wilder pritet tani të boksojë kundër Dominic Breazeale, i cili është sfiduesi obligues i radhës për WBC.

Lini një Përgjigje