Nuk gabon Liverpooli, fiton ndaj Cardiff (Video)

Në xhiron e 35-të në Premierligë, Liverpooli ka marrë pikët e plota në udhëtim te Cardiff City, për të rrëmbyer kreun.

Liverpool e ka mposhtur Cardiffin në udhëtim me rezultat, 0 – 2.

Gorge Wijnaldum e shënoi golin e parë në minutën e 57-të, ndërsa të dytin e realizoi James Milner nga pika e bardhë në minutën e 81-të.

Pas këtij triumfi, Liverpooli ka rrëmbyer kreun me 88 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Manchester City. Por, skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

https://streamable.com/ri7m2