Nuk hapen çerdhet në Prishtinë, Ahmeti: Studimi ka treguar se edhe fëmijët po infektohen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk do të happen çerdhet në Prishtinë, ani pse nga nesër ato do të fillojnë së punuar nëpër komuna të tjera të Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka thënë se studimet kanë treguar se edhe të rinjtë po infektohen, përkaësisht fëmijët.

Njoftimi i plotë i Ahmetit:

Prindër të dashur,

Pas masave të fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë për qëllim luftimin e pandemisë #covid19, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha hapat sipas përgjegjësisë dhe kompetencave të cilat i takojnë.
Sipas këtyre masave, Qeveria e Kosovës, ka zhvendosur në kompetencë të komunave të Republikës vlerësimin e situatës në nivel komune, për rihapjen e kopshteve.

Numri i të infekuarve me #covid19 në Kosovë, është duke u rritur jashtëzakonisht shumë ditëve të fundit, e sipas studimeve dhe situatave të krijuara në disa shtete në botë, shpërndarja e virusit po infekton edhe grupmoshat e reja, përkatësisht fëmijët. Kjo ka bërë që Komuna të analizojë me kujdes të shtuar situatën e krijuar.

Komuna e Prishtinës është duke e hartuar një protokol i cili do të konkretizojë deri në detaje menaxhimin e situatës me kopshte, pas rihapjes. Ky protokol do të udhëzojë në veçanti kopshtet, për menaxhimin e kopshteve dhe masat që do të ndërmirren në rast të infeksioneve eventuale.

Pasi që të finalizohet protokoli dhe pasi që të bëhet vlerësimi i situatës, nga personeli profesional, do të caktohet data e hapjes së kopshteve në Komunën e Prishtinës pasi që prioritet për ne është shëndeti i fëmijëve dhe personelit të kopshteve.

Lini një Përgjigje