“Nuk ka asnjë marrëveshje për ndryshim kufijsh Serbi-Kosovë”

0
228
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se nuk ekziston asnjë farë marrëveshjeje me 17 pika për ndryshimin e kufijve me Kosovën.
“Çfarë të ju them lidhur me këtë, atë që po e dëshirojnë, po e shohin ëndërr”, citon b92 të ketë thënë Vuçiqi.
Ai ka theksuar se nuk ka, ama asgjë, nuk ka kurrfarë marrëveshjeje dhe kurrfarë hartash.
“Atë (marrëveshjen) duhet ta kenë shkruar Thaçi e Haradinaj, nuk është asnjë pikë e saj, lëri më 17 pika”, ka thënë Vuçiq duke folur për shkrimin e gazetës “Frankfurter Rundschau” sipas të cilit BE-ja dhe SHBA-ja janë të gatshme ta pranojnë këmbimin e territoreve ndërmjet Serbisë e Kosovës në marrëveshjen që do të nënshkruhej në Washington më 12 qershor e që në fuqi do të hynte gjashtë më vonë.