Nuk ka fitues në Anfield, Liverpool dhe Arsenal do ta kërkojnë finalen pas një jave në Londër

0
121

Nuk ka sjell fitues ndeshja e parë gjysmëfinale në EFL Cup mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, por që pas 90 minutave rezultati ishte i barabartë 0-0.

Vetëm pas 24 minutave lojë, Arsenali mbeti me një futbollist më pak, kur Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Mesfushori shqiptar bëri një ndërhyrje të rëndë në Diogo Jotan dhe pasi ishte edhe futbollist i fundit u përjashtua direkt me karton të kuq.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0 përkundër të disa gjysmë rasteve që patën skuadrat.

Në 45 minutat e dyta të kësaj sfide ndeshja ishte më e zjarrtë ku dy skuadrat krijuan raste më të mira shënimi.

Rasti më i mirë për mysafirët i takoi Bukayo Sakas, por ai ishte i pasaktë në minutën e 71-të.

Gjithsesi mundësia më e mirë iu dha japonezit Takumi Minamino në minutën e 90-të, kur në portën e thatë goditi dobët me topin që shkoi mbi portë, transmeton telegrafi.

Edhe pse dy ekipet kërkuan me ngulm golin, një gjëje të tillë nuk ia arritën duke përfunduar ndeshja baras 0-0.

Ndeshja e kthimit gjysmëfinale në EFL Cup mes Arsenalit dhe Liverpoolit zhvillohet pas një jave në stadiumit Emirates në Londër.

Kujtojmë që në finalen e madhe të EFL Cup tanimë ka shkuar Chelsean që ka eliminuar Tottenham Hotspur me rezultat të përgjithshëm 3-0 pas dy ndeshjeve.