Nuk ka fitues në derbin anglez Manchester United-Liverpool

Ka përfunduar derbi i madh i Anglisë mes Manchester United dhe Liverpool, me rezultatin e barabartë 0-0.
Një ndeshje e ekuilibruar me Manchester United që ishte diçka më kërkuese se Liverpool, por që në fund nuk arriti golin e parë dhe të fitores së madhe.
Dy skuadrat ishin shumë të koncentruara në mbrojtje dhe nuk lejuan që të rrezikoheshin portat e tyre.
Liverpool mbetet në vendin e parë me 66 pikë, ndërsa Manchester United mbetet në pozitën e pestë me 52 pikë.