Nuk kishin bërë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, Kurti i mbyll dyert shqiptarëve

0
178

Në masat e reja kufizuese të vendosura nga Kosova qytetarët janë të detyruar që të pajisen me certifikatën e vaksinimit me tre doza ose një test PCR nëse ato kanë aplikuar vetëm dy doza të vaksinës anti-Covid.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se vijon më përpikmëri zbatimi i masave të reja të vendosura nga autoritetet e Kosovës, në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri- Kosovë.

Për të ditën dytë radhazi autoritetet doganore të Kosovës, kanë kthyer qytetarët shqiptarë, të cilët kanë pasur certifikatën e vaksinimit me dy doza dhe duhej që për të kaluar kufirin të bënin testin e PCR-së në kufi që kushton 30 euro.

Qytetarët  shprehin indinjatën e tyre ndaj këtyre vendimeve skandaloze  siç e quajnë atë dhe heshtjen e qeverisë shqiptare.

Ndërkohë kujtojmë se prej të shtunës Kosova nuk lejon hyrjen në territorin e saj asnjë person  me dy doza vaksine por me tre doza ose dy doza dhe test PCR jo me të vjetër se 48 orë. Ky vendim ka sjellë edhe rënien e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë./Fokusi.info/